OSSH dhe Bashkia Tiranë 10.21 miliardë lekë tendera për mjete me qira (VIDEO)

OSSH dhe Bashkia Tiranë 10.21 miliardë lekë tendera për mjete me qira (VIDEO)

OSSH Tiranë shpalli pak kohë më parë tenderin me objekt “Marrje me qira mjete motorike për nevojat e shoqërisë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sh.a dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal sh.a”, me fond limit 6.7 miliardë lekë, për marrjen me qira të 170 automjeteve. Në mungesë të parashikimit të fondit limit për njësi, mesatarja për 170 automjete është 40 milionë lekë, vlerë shumë e lartë në kushtet kur në treg me të njëjtën vlerë por edhe shumë më pak, mund të blihen automjete dhe mund të jenë në pronësi të OSSH sha dhe FSHU sha dhe jo të merren me qira për një periudhë të caktuar dhe më pas t`i kthehen shoqërisë përfituese të tenderit. Pavarësisht se ndër vite janë tenderuar qira automjetesh, ky është tenderi me vlerën më të lartë nga viti 2015. Viti me vlerën më të lartë të fondit limit ka qënë viti 2020 me vlerë 4.7 miliardë lekë, për marrjen me qira operacionale në total të 155 automjeteve dhe diferenca e fondit limit është gati 2 miliardë lekë me tenderin e mësipërm, pavarësisht se 15 automjete më pak.

Dhe më e rëndësishmja, në fund të korrikut, kur edhe bie vigjilenca për shkak të pushimeve, u vendos shtyrja e afatit të gjendjes së emergjencës nga 30 qershori 2023 deri në 31 dhjetor 2023.

VKM nr. 584, datë 08.10.2021 “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike” përcaktonte ndër të tjera se “Shoqëritë “KESH” sh.a., “OST” sh.a. dhe “OSHEE Group” sh.a., duhet të pezullonin planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Pra ndërkohë që ishte zgjatur afati i gjendjes së emergjencës deri në 31 dhjetor 2023, duke pezulluar planin e investimeve, këto shoqëri nuk kanë pezulluar shpenzimet e luksit për marrjen me qira të automjete, për të cilat nga viti 2015 janë shpenzuar 19.8 miliardë lekë dhe asnjë automjet nuk është në pronësi të institucionit.

Ky tender u fituar nga shoqëria Tirana Auto shpk me vlerë kontrate 6.71 miliardë lekë, ose sa 100% e vlerës së fondit limit,  me diferencë 265 milionë lekë me ofertën më të ulët.

 Shoqëria Tirana Auto shpk, e cila në fakt është përfituesja kryesore e tenderave për qira operacionale automjetesh zhvilluar nga OSHEE Group sha nga viti 2015.

 Nga 13 procedura prokurimi të zhvilluara nga OSHEE Group sha për qira operacionale automjetesh nga viti 2015, me fond limit total 19.8 miliardë lekë dhe vlerë totale 19.6 miliardë lekë ose sa 99% e vlerës së fondit limit, 7 procedura prokurimi ose 54% e procedurave total, janë përfituar nga shoqëria Tirana Auto shpk, në kufij 100% të vlerës së fondit limit.

Për të njëjtin qëllim edhe Bashkia Tiranë ka shpallur tenderin me objekt “Marrje mjetesh rrugore me qira operacionale (leasing) për Policinë Bashkiake, Njësitë Administrative, MZSH dhe aparatin e Bashkisë Tiranë”, me kohëzgjatje  3 vjet, të ndarë në 3 lotë, me fond limit 3.5 miliardë lekë

Konkretisht

  “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale autoveturë elektrike”, me fond limit 2.5 miliardë lekë ose 36 milionë lekë për njësi për 70 autovetura elektrike.

  “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale Kamionçinë Pick UP”, me fond limit 842 milionë lekë ose 42 milionë lekë për njësi për 20 kamionçinë Pik Up.

  “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale (leasing), Mikrobuz”, me fond limit 175 milionë lekë ose 35 milionë lekë për njësi për 5 mikrobuz.

Ekonomikisht do të ishte më e udhës që këto automjete të bliheshin dhe jo të merreshin me qira operacionale, për pasojë të mbeteshin në pronësi të Bashkisë si asete, pasi në përfundim të afatit 3 -vjeçar do të duhet të prokurohen nga e para dhe shpenzohen para të tjera nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Së treti, loti i parë zë jo vetëm numërim më të lartë të automjeteve por edhe vlerën më të lartë, dhe përfshin kryesisht automjete për aparatin e Bashkisë Tiranë dhe Njësive Administrative. Krahasuar me dy lotët e tjera, i dyti për Policinë Bashkiake dhe i treti për MZSH është në raportin 1 e 3 e vlerës dhe sasisë, ku përparësi janë automjetet për administratën pra aparatin e Bashkisë dhe Njësitë Administrative dhe jo për shërbime për qytetarët përmes Policisë Bashkiake dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy