Eksperti i bujqësisë Eduard Sharka në MCN Economy teksa ka komentuar për skandalin e mikrokredive ku u shpreh se fermerët janë target grupi më i prekur nga këto institucione financimi dhe se skandalin e sheh dhe më të madh se sa duket.
Ai tha se fermerët kanë qenë orësh e këtyre kredive të këqija ku atyre u jepeshin kredi me norma interesi që shkonin 20-25%.
Sipas tij fermerët kanë falimentuar nga marrja e këtyre kredive me përqindje të larta, ndërsa theksoi se rikthimi i pronave do të jetë i vështirë.

Fermerët kanë qenë target kryesor i kësaj skeme mashtrimi. Skandalin e shoh shumë herë më të madh se kaq. Një nga faktorët që i ka fundosur është braktisja nga shteti në drejtimin e mbështetjes. Fermerët nuk shkonin dot te bankat e nivelit të dytë dhe kanë qenë të detyruar ti drejtohen mikrokredive dhe abuzimi me fermerët është shumëfish më i madh se përqindja mesatare që kanë marrë fermerët në këto institucione është rreth 20-25%.
Meraku im është që këta heqja e licencës nga BSH është bërë me motivin shkelja e standardit, por mendoj se gjërat janë qepur mirë ligjërisht, kanë vrapuar duke zbatuar aktet e nxjerra nga BSH dhe mendoj se e kanë qepur ligjërisht të gjithë skemën e mashtrimit ndaj qytetarëve shqiptarë.
Më tej ai shtoi se bujqit kanë falimentuar që në kreditë e marra me përqindje marramendëse, ku sipas tij të gjitha fitimet e bujkut kanë shkuar për të shlyer këto kredi.
Mashtrimi, sekuestrimi, nxjerrja në ankande pastaj kjo është një skemë që i ka viktimizuar fermerët. Do shtoja se dakord që këta kanë përfituar nga njohuritë e dobëta që ky target grup ka, por shteti duhet të ishte bërë avokati i tyre për të gjithë ata që s’kanë mundësi të arrin një avokat. Janë financime nga grande nga vende që kanë dashur të ndihmojnë fermerët shqiptarë dhe këta në vend që ti ndihmojnë fermerët i kanë rrjepur.
Gjithë veprimtaria e këtyre institucioneve është normatuar nga akte të bankës së Shqipërisë. Duhet të ishte ngritur alarmi dhe vendoste një pragë, një kufi që interesi i kredisë të ishte normal dhe jo vrasës. Nuk ka pasur nevojë për të shpikur dhe për të bërë shkencë, mjafton të merrnin modelet e mira nga BE. Fermerët nuk kanë pasur besim por ka qenë e vetmja derë e hapur për ta këto ninstiurcione. Përveç pezullimit të shtrëngimit që këto shoqëri bënin me forcën do jetë e vështirë të rikthehet prona sepse është grabitje me ligj. I vetmi përftim është se nuk do shtrëngohen më qytetarët me atë formë.



