Stonehenge si model menaxhimi për parkun e Butrintit  (VIDEO)

Stonehenge si model menaxhimi për parkun e Butrintit (VIDEO)

Modeli anglez i Stonehenge do të ndiqet në Shqipëri për menaxhimin e Parkut të Butrinit. Plani 10-vjeçar i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit, i hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës u prezantua në mjediset e kësaj të fundit. Plani i ri e sheh Butrintin më shumë sesa një zonë arkeologjike. Ai parashikon lidhje të reja më të thjeshta për të arritur në Butrint, jo vetëm në mënyrën klasike, shtim të shërbimeve si dhe mundësi të reja të artizanëve për të qenë pjesë e këndit të suvenireve. Megjithatë, në raport me modelin Stonehenge, versioni shqiptar është më i zgjatur në kohë.

Elva Margariti: “Stonhenge ka qenë një prej modeleve të suksesit. Duke menduar dhe faktin e joaksesueshmërisë së thjeshtë, ti duhet të kesh transport me makinë dhe pastaj të ecësh me makinë drejt pasurisë kulturore… Dhe kemi parë shumë modele europiane që janë analizuar nëpërmjet kontakteve që kemi pasur me presidentët e fondacioneve. Mendoj që kemi marrë modelet më të mira. Fat është që ne përgjatë viteve nuk kemi ndërmarrë hapa përmes menaxhimit të pjesshëm”

Michael D. Granoff: Kemi një plan menaxhimi që do të mbulojë të gjitha aspektet e menaxhimit në Butrint. Dhë të gjithë ne e kuptojmë dhe e vlerësojmë… Kjo është zgjidhje shqiptare për Shqipërinë.

Formula e re e menaxhimit të Butrintit, për të cilën ka pasur debate kohët e fundit, vjen në zbatim të ligjit të ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, i cili parashikon si risi, krijimin e fondacioneve kulturore. Për ministren e Kulturës, praktika e bashkëpunimit të shtetit me fondacionet ndiqet në të gjithë botën dhe në rastin e Butrintit thjesht po adaptohet.

Elva Margariti: Ajo që ne krijojmë në partneritet me fondacione të tjera, të cilat shkrihen më pas dhe krijohet një fondacion i ri i posacëm, ku ministria është në krye, lind në pikërisht në bazë të një plani menaxhimi, të një plani biznesi. Fillojmë të flasim për plane menaxhimi dhe plane biznesi me një afat 10-vjeçar. Kjo mund të bëhet vetëm me partner strategjikë, nuk mund të bëhet vetëm nga ministria.

Ministrja përjashton çdo mundësi për ndërtime të reja brenda parkut të Butrintit.

Elva Margariti: Asnjë lloj ndërtimi… parku natyror është.

Megjithatë nuk ka një shifër për koston e zbatimit të planit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy