Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra nga një "predhë me rreze të shkurtër veprimi", shtëpisë së tij në Teheran, thotë Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC).
Organizata paraushtarake tha se predha peshonte rreth 7 kg dhe shkaktoi një "shpërthim të fortë", duke vrarë Haniyeh dhe truprojën e tij, të mërkurën e kaluar.
Udhëheqësi politik i Hamasit kishte qenë për vizitë në kryeqytetin iranian për përurimin e Presidentit Massoud Pezeshkian.
IRGC akuzoi Izraelin për projektimin dhe zbatimin e operacionit, të mbështetur nga SHBA. Izraeli nuk ka komentuar vdekjen e Haniyeh.
Llogaria e IRGC-së është në kundërshtim me raportet në mediat perëndimore, të cilat kanë sugjeruar se eksplozivët ishin vendosur në bujtinë nga operativë izraelitë. Dhjetëra oficerë të Gardës Revolucionare të Iranit janë arrestuar apo shkarkuar nga detyra, pas vrasjes së Haniyeh.
Anëtarët e stafit në bujtinën e Haniyeh janë marrë në pyetje dhe telefonat dhe pajisjet e tjera elektronike të tyre janë sekuestruar, shtoi ai. Sakaq një rishikim tërësor po bëhet në Iran sa i takon sigurisë së politikanëve.
Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei udhëhoqi lutjet për Haniyeh të enjten, por u largua menjëherë pas ceremonisë.



