GJKKO shtyhu sot për në 2 shkurt seancën ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arhmen Ahmetaj për veprën e “shpërdorimit të detyrës” mbi çështjen “Buka”.
Në një raportim për MCN Live nga GJKKO gazetari Andon Kello tha se seanca u shty pas kërkesës së avokatit për rihetim të Ahmetajt.
Kjo seancë paraprake është shtyrë pas kërkesës së avokatit të Arben Ahmetajt, Henrik Ligori, që kërkoi rihetim të Ahmetajt nga Prokuroria e Posacme, duke kërkuar rrëzimin e kërkesës për gjykim po nga SPAK dhe shpalljen të pavlefshme të akteve hetimore. Pritet të shihet nëse Gjykata e Posaçme do ta pranojë apo jo këtë kërkesë. Është shtyrë edhe seanca paraprake për në 2 shkurt ora 12:00, për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn. Për këtë çështje Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme me privatizimin e fabrikës ‘Buka’, i ka shkaktuar 7 miliardë lekë të vjetra dëm shtetit. Sipas hetimeve Ahmetaj ka favorizuar biznesmenin Lirim Fezollari, por vet z.Ahmetaj ka sqaruar pozicionin e tij përmes një statusi, ku ka theksuar se edhe kjo dosje është një sulm ndaj tij. Janë në hetim edhe 7 zyrtarë të tjerë që kanë bashkëpunuar me z.Ahmetaj në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përfshirë biznesmenin Lirim Fezollari".



