Ish-shefi i Rendit të Kurbinit, i cili ishte akuzuar se favorizoi mbjelljen e parcelave atje, u vetëdorëzua te kolegët e tij. Ylli Vata mësohet se ishte pjesë e rrjetit që drejtohej nga Lefter Nelaj, i kapur nëntorin e vitit të kaluar dhe që organizonte trafikun e hashashit drejt Italisë.



