
Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me lëvizjet e rreth 50 ushtarëve serbë në vijën kufitare me Kosovën, ka reaguar ministria e Mbrojtjes së Serbisë.
Në reagim thuhet se bëhet fjalë për pengim të kontrabandës me drunj.
“Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara. Forcat e supozuara të sigurisë që përmend Kurti në media, të cilët kanë rënë në kontakt me pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë në lokacionin e përmendur, në fakt janë kontrabandë të pyjeve të prera ilegalisht nga territori i Serbisë qendrore, i cili përndryshe është kthyer në një biznes ilegal fitimprurës”, thuhet në njoftim.



