Prostitucion në Elbasan, kapen dy kolumbiane dhe dy tutorët

Prostitucion në Elbasan, kapen dy kolumbiane dhe dy tutorët

Dy vajza kolumbiane janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, të akuzuara për prostitucion dhe krahas tyre edhe dy tutorët.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartament në të cilin u konstatuan dy shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.       

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy