
Nga 1 qershori pagave të fashës nga 40-60 mijë lekë do t’i lehtësohet barra tatimore.
Me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat të gjithë ata që marrin 50 mijë lekë ose më pak do tu mbahen vetëm kontributet e sigurimeve.
Lidhur me këtë fakt, zhvilluesi i biznesit, Drini Zusi, tha në “MCN economy”, se barrën kryesore me këtë ligj të ri e bartin menaxheret më rroga të mesme, dhe si të tillë duhet stimuluar.
Është për tu përshëndetur përsa kohë është rritur pragu i fitimit për një kategori të punësuarve, pasi bëhet fjalë edhe për atë kategori qe ndoshta e ndejnë pak me shumë atë tatimin, megjithatë mendoj që efekti nuk do të jetë aq i madh sa besohet, dhe nuk besoj se është e vetmja lëvizje se duhej bërë.
Do e krahasoja me një analogji të historisë kur i lypës shkon te peshkatari i cili nuk e mëson të peshkoj, po i jep një peshk.
E njëjta gjë me duket edhe në lidhje me faktin që ti hiqet tatimi punonjësve me paga të ultë, sepse fakti është që ekonomia shqiptare nuk e ka problemin kryesor te rritja e produktivitetit ose te largimi i punonjësve me paga të ulta.
Problemi kryesor dhe ajo çfarë e nxit ekonominë kompanitë që të prodhojnë më shumë janë punonjësit me paga të mesme, menaxherët e mesëm, ajanë ata që shkojnë ti mësojmë se si punonjësit e ulët të rrisin produktivitetin dhe rrjedhimisht të rrisin prodhimtarinë e tyre por ti gëzohen faktit që ndoshta përmes politikave të duhura të kompanive dhe të menaxherëve të e mesëm ata do të fitojnë më shumë dhe do të rrisin të ardhurat.
Sipas tij, përsa kohë rritet pragu i tatimit, normalisht edhe tatimi do të jetë më i lartë për ta.
Pra i bie që duhet nxitur menaxheret emesëm, duhet nxitur rrogat e menaxherëve të mesëm dhe fakti është që për rrogat e mesme nga 60 mijë lek deri në 200 mijë lekë që ishte edhe paketat e reja, nuk ka asnjë ndryshim.
Pra i bie që e gjithë kjo barrë i bie biznesit që përsa kohë rritet pragu i tatimit, normalisht tatimet do të jetë më të lartë, por njëkohësisht punën do ta mbajnë sërish menaxherët e mesëm , që në fakt janë ata që do ta çojnë punën përpara.



