Hekurudha Durrës-Prishtinë, Krasniqi: Do kontribuojë në zhillimin e dy vendeve, do ishte mirë të ndërtohej me dy linja

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Krasniqi: Do kontribuojë në zhillimin e dy vendeve, do ishte mirë të ndërtohej me dy linja

Skënder Krasniqi nga Oda Afariste e Kosovës deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se hekurudha që do të lidhë Durrësin me Prishtinën do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të dy vendeve, do të ulë kostot e mallrave dhe do i japë hov turizmit.

Duke vijuar më tej, Krasniqi tha se do ishte më mirë të ndërtoheshin dy linja hekurudhore, dhe jo vetëm një siç është planifikuar.

Ne si dhomë e tregtisë dhe industrisë në Kosovë e kemi përshëndetur vendimin dhe do kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendeve tona si në aspektin e industrisë, qarkullimit dhe turizmit. Projekti do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo që ne si dhomë e tregtisë së Kosovës na ka penguar është që të kemi dy linja të qarkullimit dhe jo një linjë. Të kemi një autostradë të qarkullimit, pasi me një linjë do të ketë vështirësi në qarkullimit të mallrave, pasi sipas projektit është parashikuar të ketë vetëm një linjë.

Do të ketë ulje të kostove të qarkullimit të mallrave, kostot do të jenë më të ulëta mes dy vendeve dhe me vendet e huaja. Do të ketë një rritje të shfrytëzimit të Portit Durrësit dhe Tivarit. Pasi do të ketë një lidhje e me Malin e Zi. Do të ketë ulje të kostove si në aspekt të importit dhe eksporteve. Do të ketë ndikim pozitiv dhe në aspektin e turizmit. Ardhja nga Tirana, Shkodra Durrësi në Prishtinë do të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë. Do të jetë më mirë nëse do të ketë dy linja. Dy hekurudha, pasi të gjitha vendet në Evropë janë me dy linja. Na ka thënë kryeministri që do të ketë vetëm dy linja.

Do të rrisë dhe eksportin e prodhimeve tona jashtë vendit pasi ul kostot. Në një kohë të gjatë Kosova ka qenë shtylla e turizmit bregdetar, me hekurudhën turizmi do të ketë rritje dhe do të ketë nxitje për turizmin e jashtëm. Është një projekt që do duhej të ishte para autostradës pasi do të kishte rritje të jashtëzakonshme. Do të kishte interes të madh dhe do të kishte një rritje të madhe ekonomike. N.q.s. kemi hekurudhë me dy linja, do të ketë kosto më të ulët, por do të ketë rritje të qarkullimit mes dy vendeve. Bregdeti ka rrit kërkesat për ushqim dhe do ketë rritje të bujqësisë për të furnizuar bregdetin gjatë verës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy