Suedia po rekomandon dozen e pestë të vaksinës anti-Covid për njerëzit e rrezikuar nga sëmundje të rënda, duke përfshirë moshën mbi 65-vjeç dhe grate shtatzënë.
“Vaksina është mjeti ynë më i fuqishëm për të parandaluar sëmurjen e rëndë dhe vdekjet”, deklaron ministrja suedeze për Çështje Sociale, Lena Hallengren.
Ndërsa shefja e Agjencisë suedeze për Shëndetin Publik Karin Tegmark Wisell shprehet:
“Në përgjithësi, rreziku serioz i sëmundjes është i vogël për njerëzit nën moshën 65-vjeçare, të cilët janë vaksinuar me tri doza, por rreziku rritet me moshën dhe ndryshon varësisht nga grupi”.



