Kandidati për kryetar i PD, Eduard Selami tha në një deklaratë për mediat se do të japë kontribut që gara për kreun e PD të jetë model.
Selami gjithashtu tha se shqiptaret ne zgjedhjet e 25 qershorit zgjodhen te keqen me te vogel.
Deputeti demokrat deklaroi se ajo çka është më kryesorja është një analizë e hapur brenda PD, duke parë më parë gjërat që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Unë do të jap kontributin që kjo garë të jetë model dhe ti ngjallë shpresën shqitparëve
“Duhet bere nje analize per te humbjes. Demokratet duhet te zgjedhin lidershipin e tyre te ri. Une nuk kam asgje personale me zotin Basha.
Kam qene kritike per rrugen qe eshte zgjedhur nga PD-ja ne aktivitetin e saj politik.
Gjendja eshte e tille qe shqiptaret zgjodhen te keqen me te vogel. Kjo duhet te marre fund.
Shqiptaret duhet te zgjedhin te miren me te madhe dhe jo te keqen me te vogel”, tha Selami.
Kandidati për kreun e PD-së theksoi se vinë periudha të vështira, por edhe të mbarsura, ndaj vjen momenti për reformim të PD.
"Është për të ardhur keq, megjithëse forca e parë politike ku kam pasur nderin të jem një nga themeluesit, koha e la pas. Ndaj ka ardhur ka për reformim, unë do kontribuojë. Ajo çka është me rëndësi është që të shohim më parë gjerat që na bashkojnë sesa nga ato që na ndajnë.
Unë jam i sigurt dhe kemi eksperiencën që kjo të jetë një garë model dhe ti ngjalli shpresën shqiptarëve që të tjerë një forcë politike që të ngrejë Shqipërinë drejt demokracisë”, vijoi ai.



