Brazil/ Bolsonaro: Izolimi është rrugë drejt dështimit

Brazil/ Bolsonaro: Izolimi është rrugë drejt dështimit

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha të enjten se izolimi dhe mbyllja e gjithçkaje për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit "është rruga drejt dështimit".
Duke folur me gazetarët në Brasilia, ai u shpreh se Brazili nuk do ta përballojë dot gjithë këtë.
Bolsonaro, i cili ka qenë kritik ndaj izolimit që nga fillimi i pandemisë, paralajmëroi për "kaosin shkatërrues", duke sulmuar edhe njëherë guvernatorët dhe kryetarët e bashkive që kanë kërkuar bllokimin në shtetet dhe qytetet e tyre.
Ndërkohë, mediat lokale raportuan se 900 njerëz në Rio de Janeiro ishin duke pritur për një shtrat të kujdesit intensiv në njërën prej njësive shëndetësore të mbingarkuara të shtetit.
Njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve në Brazil janë të gjitha të mbingarkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy