
Numri i të vdekurve nga shembja e një ure të varur për këmbësorët në një lumë në shtetin perëndimor të Gujarat në Indi gjatë së dielës, ka shkuar në të paktën 120 të vdekur.
Policia konfirmon nxjerrjen e 120 trupave të pajetë, ndërkohë që numri i viktimave ka të ngjarë të vazhdojë të rritet ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë.
Autoritetet vlerësuan se rreth 500 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë po festonin një festë fetare në dhe rreth urës kur kabllot që e mbanin, u këputën menjëherë pas perëndimit të diellit. Fatmirësisht më shumë se 130 njerëz u shpëtuan.
Ura mbi lumin Machchhu, ndodhet e vendosur në Morbi, rreth 200 kilometra në perëndim të Ahmedabadit, qyteti kryesor i Gujaratit.
Njerëzit ishin mbledhur në të për ritualet e festivalit Diëali. Mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.



