Dënimi i Salianjit, Çupi: U ndëshkua një politikan që shpif. Problemi është tek situata aktuale në PD (VIDEO)

Dënimi i Salianjit, Çupi: U ndëshkua një politikan që shpif. Problemi është tek situata aktuale në PD (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi tha në studion e MCN Live se dënimi i Salianjit me 1 vit burg ishte një shpresë që më në fund politikani që shpif, ndëshkohet.

Sipas Çupit duhet të ndahet shpifja nga denoncimi.

Një vendim që për herë të parë ndëshkon një politikan, një të ri që shpif, shpif kundër njeriut. Hera e parë pas Zhulalit në ’97-’98 që dënohet për sulm kundër njeriut.

Është bërë e bezdisshme fakti që kushdo shpif, kushdo thotë gjëra të pavërteta, kushdo sajon. Ishte shpresë që ky model politikani më në fund ndëshkohet. Shumë mirë që drejtësia vepron. Drejtësia bëri punën e vet.

Kemi të bëjmë me një gjë që është shfaqur sot, që politikanët e PD-së, kolegët e viktimës kanë ndërtuar një logjikë. Kushdo është i lirë të bëjë kallëzim, të hetojë, por nuk është i lirë të shpifë. Jemi përballë faktit sa e vështirë është të ndahet shpifja nga denoncimi. Salianji dhe kur ka dalë nga gjyqi ka shpifur.

I gjithë tensioni nuk është Salianji, por tensioni është situata aktuale në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy