“Duhet hetim pasuror për Bushkën e Llagamin”, Kalaja në SPAK:  T’u sekuestrohen telefonat! Ja informacionet e reja 

“Duhet hetim pasuror për Bushkën e Llagamin”, Kalaja në SPAK:  T’u sekuestrohen telefonat! Ja informacionet e reja 

Avokatja Adriana kërkoi sot nga SPAK, sekuestrimin e telefonave të deputetes së PS Klotilda Bushka dhe ish-kryetares së KLGJ Naureda Llagami.

Në një prononcim për mediat Kalaja kërkoi nga SPAK masë të sigurimit personal dhe hetim pasuror për dy shtetaset, që sipas saj kanë përfituar të ardhura nga fondacionet e Ajola Xoxës, dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë. 

Ne i kemi kërkuar SPAK-ut, sekuestrimin e aparateve celulare të dy të kallëzuarave prej nesh, si Bushkës ashtu edhe Llagamit, dhe kemi sjellë një informacion shumë të zgjeruar me lidhjet, se si këto dy anëtare mund t’i quaj të PS, se si kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, por duke përfituar të ardhura të ndryshme nga fondacionet që ishin në zotërim nga Ajola Xoxa. 

Ne gjykojmë se Klotilda Bushka, qoftë edhe për veprën penale që po hetohet nga SPAK-u,  pengim në zbardhje të së vërtetës, është një vepër për të cilën kërkohet një masë sigurimi. Prandaj i kemi kërkuar SPAK-ut marrjen e masave të sigurimit personal për të dyja këto shtetase, që kanë ndikuar në vendimmarrje të ndryshme të sistemit të drejtësisë. 

Kërkojmë që masës së sigurimit personal, të fillojë edhe edhe një hetim pasuror për Bushkën dhe Lllagamin, pasi pas informacioneve të fundit që na kanë ardhur në PD,  Bushka përmes falsifikimit të dokumenteve ka grabitur një prone, që ka qenë në emër të disa bashkëpronarëve, dhe sot është në emër të saj dhe familjarëve të saj”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy