Përplasjet për Zgjedhoren/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar asnjë mbledhje, mazhoranca po zvarrit procesin

Përplasjet për Zgjedhoren/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar asnjë mbledhje, mazhoranca po zvarrit procesin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me ecurinë e punimeve në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke hedhur poshtë akuzat për bojkot nga ana e opozitës.

 

Përmes një deklarate zyrtare, Bardhi thekson se përfaqësuesit e opozitës kanë marrë pjesë në çdo mbledhje të thirrur të këtij komisioni, ndërsa akuzon mazhorancën se po përpiqet ta devijojë procesin drejt çështjeve dytësore, larg rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

 

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, ky fokusim në çështje dytësore po zvarrit procesin dhe po pengon përmbushjen e detyrimeve për garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta.

 

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI, LIDHUR ME REFORMËN ZGJEDHORE

 

Opozita nuk ka bojkotuar asnjëherë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky është një fakt publik dhe lehtësisht i verifikueshëm. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të thirrur të këtij Komisioni në të cilën përfaqësuesit tanë të mos kenë qenë të pranishëm.

 

Ajo që po ndodh është një përpjekje e mazhorancës për të devijuar dhe penguar punën e Komisionit, duke e zhvendosur vëmendjen drejt çështjeve dytësore, të cilat nuk lidhen me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias. Ky fokusim në çështje që nuk adresojnë standardet për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta po zvarrit procesin dhe po pengon përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

 

Sa i përket projektligjit për financimin e partive politike, drafti fillestar i hartuar nga Komisioni i Posaçëm i është përcjellë për vlerësim urgjent Zyrës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ekspertët e këtyre institucioneve kanë përcjellë opinionet dhe rekomandimet e tyre të plota. Qëndrimi i opozitës është i qartë: të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e tyre duhet të reflektohen plotësisht në tekstin e projektligjit. Ky proces nuk mund të konsiderohet i përfunduar dhe projektligji nuk mund të ecë përpara pa adresimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

 

Opozita do të vijojë të insistojë që Reforma Zgjedhore të përmbushë jo thjesht një detyrim formal apo procedural, por standardet dhe kërkesat e përcaktuara edhe nga Komisioni Europian: rikthimin e besimit të publikut te procesi zgjedhor, garantimin e konkurrencës së ndershme politike dhe mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve.

 

Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta, jo të shndërrohet në një proces formal që shmang adresimin e problemeve themelore të demokracisë zgjedhore në Shqipëri.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy