
Një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.5 ballë goditi sot ishullin jugor të Filipineve të Mindanaos, duke shkaktuar pesë të vdekur dhe shumë të plagosur.
Edhe dy ditë më parë Filipine u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha në zonë dhe rrënoi shumë ndërtesa, të cilat u rrafshuan krejtësisht nga tërmeti i sotëm.
Ndër viktimat është edhe drejtuesi i fshatit Batasan, në provincën e Cotabato, i cili u vra pas rrëzimit të ndërtesës ku ishte.



