Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës përzgjidhet ndër 28 njerëzit që pritet të sjellin ndryshime për vendet e tyre në Evropë. Revista “Politico.eu”, e cila e bën çdo vit këtë listë, e quan Ahmetin “Ndërtuesit i kombit”.
Fotoja e tij është vendosur në krah të George Soros, Frederica Mogherini, Recep Erdogan, Mustafa Akinci, Jaroslaë Kaczynski, Jelena Milic, etj.
“28 njerëzit që do t’i japin formë, do ta tronditin ose shqetësojnë Evropën”, ky është motivacioni përmbledhës për këto personalitete.



