Korçë/ Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike, shkak dyshohet kequshqyerja

Korçë/ Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike, shkak dyshohet kequshqyerja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një foshnjë rreth 2 muajshe është dërguar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në repartin e pediatrisë së Spitalit Rajonal.

 

Sipas burimeve konfidenciale nga policia dhe spitali, foshnja ndodhet aktualisht në gjendje kritike, ndërsa dyshohet se gjendja e saj është shkaktuar nga kequshqyerja. Mësohet se foshnja ka lindur para kohe, në muajin e shtatë të shtatzënisë.

 

Fillimisht ajo është trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, ku sipas burimeve mjekësore ka dalë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Por pas rikthimit në banesë, foshnja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore, duke bërë që të transportohet sërish me urgjencë në spital.

 

Nga informacionet paraprake dyshohet se nëna nuk është kujdesur për ushqyerjen e foshnjës me gji, çka mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së saj. Po ashtu, burimet bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se nëna mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë nëse ajo ka shfaqur përkeqësim të gjendjes psikologjike pas lindjes.

 

Ndërkohë, policia ndodhet në ambientet e pediatrisë së spitalit, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje maksimale për të stabilizuar gjendjen e foshnjës. Në vijim pritet të dalin më shumë detaje lidhur me këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy