Veseli mori një tufe lule në tubim elektoral nga një e mitur/ Paneli Zgjedhor për Ankesa e dënon me 2 mijë e 700 euro

Veseli mori një tufe lule në tubim elektoral nga një e mitur/ Paneli Zgjedhor për Ankesa e dënon me 2 mijë e 700 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Partinë Demokratike të Kosovës me gjoba në vlerë prej 5 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shkruajnë mëdiat në Kosovë.

Buqeta me lule që mori nga një e mitur dhe ngjitja në skenë bashkë me të miturën, Kadri Veslit i ka kushtuar me 2 mijë e 700 euro. Gjithë kjo pas ankesës së parashtruar për këtë parti në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas parashtruesit të ankesës, me këtë veprim Kadri Veseli ka shkelur Kodin e Mirësjelljes.

„Organizata BIRN dhe Inter Neës Kosova, me seli në Prishtinë, ka parashtruar ankesë në PZAP me datë 30.09.2019, me të cilën pretendon se kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës në një tubim me qytetarët e qytetit të Lipjanit, është parë me një vajzë të mitur duke marrë dhuratë një tufë me lule, të cilën më pas e merr në skenë dhe e mbanë në krahë“, thuhet në arsyetimin e PZAP’it.

Për këtë veprim, PDK’ja është dënuar me gjobë 2.700 euro, të cilën duhet të paguajë brenda 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenim të përmbarimit.

Kjo nuk është gjoba e vetme që i është shqiptuar kësaj partie. PDK’ja është dënuar edhe me 2 mijë e 800 euro për shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kosovës, përkatësisht vendosje të posterëve në hapësira publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy