SHBA, 4.7miliardë dollarë gjobë për Johnson&Johnson (VIDEO)

SHBA, 4.7miliardë dollarë gjobë për Johnson&Johnson (VIDEO)

Një gjykatë në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar kompaninë e njohur të prodhimeve kozmetike Johnson&Johnson me 4.7 miliardë dollarë gjobë.

Fatura e kripur shkon në favor të 22 grave, të cilat paditën kompaninë për pudrën talk e cila dyshohet se ka zhvilluar te to kancer në vezore.

Gjyqi ka zgjatur gjashtë javë dhe vendimi parashikon 550 milionë dollarë kompensim dhe 4.1 miliardë si dënim për dëmet e shkaktuara.

Sipas paditësve, përdorimi i pudrës për dekada është shkaku i kancerit dhe sipas tyre kompania e ka ditur se talku i përdorur ka qenë i kontaminuar me abzest që në vitet ’70 por nuk i ka paralajmëruar konsumatorët.

Talku është është një minearal që shpesh ndodhet në afërsi të abzestit, çka përbën shkak të besueshëm për pretendimet e femrave që e lidhin këtë aspekt me zhvillimin prej tyre të kancerit.

Ndaj Johnson & Johnson ka deri më tani 9000 çështje legale të hapura që kanë të bëjnë me pudrën talk, ndërkohë që në vitin 2017, një tjetër vendim në Kaliforni e dënoi kompaninë me 417 milionë dollarë në favor të vetëm një paditësi.

Johnson ka reaguar duke deklaruar se do të apelojë dhe me këtë rast zëdhënësi i saj ka deklaruar se çdo vendim i apeluar është fituar nga kompania.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy