Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme të botës/ Shqipëria në vendin e 113-të

Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme të botës/ Shqipëria në vendin e 113-të

Organizata Global Firepower ka bërë publike listën e ushtrive më të fuqishme në botë.

Renditja e Global Firepower përdor mbi 50 faktorë individualë për të përcaktuar rezultatin e një kombi të caktuar PowerIndex ('PwrIndx') me kategori që variojnë nga fuqia ushtarake dhe financat, te aftësia logjistike dhe gjeografia.

Nga 139 vende, siç edhe pritej. listën e kryesojnë Shtetet e bashkuara të Amerikës që janë në vendin e parë, para Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor e para është radhitur Serbia, në vendin e 63-të, pastaj Kroacia e Sllovenia, kurse Shqipëria është radhitur në vendin e 113-të. Kjo tregon se investimet ushtarake të Vuçiçit dhe loja e tij me Rusinë dhe Kinën, kanë rritur fuqinë ushtarake serbe.

Pas Shqipërisë pason Mali i Zi, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e 133’të.

Për sa i përket vendeve evropiane e para është radhitur Franca, e shtata në nivel botëror, para Britanisë së Madhe që është e renditur në vendin e tetë.

Në vendin e 11 është renditur Turqia, Italia në vendin e 12, si dhe Gjermania në vendin e 15.

Në vendin e fundit në botë është radhitur shteti afrikan, Butani.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy