
Analisti Lavdërim Lita nga studio e MCN Live ka komentuar përplasjen mes kryebashkiakut dhe kryeministrit ku Veliaj ndryshoi nga burgu nënkryetaren, ndërsa Rama e ktheu në detyrë duke e cilësuar marrëdhënien e tyre një degradim.
Ai tha se drejtorët e bashkisë janë duke sabotuar punën në terren dhe se kjo përplasje doli vetëm sot në pah, por përplasja për drejtorët ka kohë që ekzsiton.
Sipas tij kjo përplasje e dëmton maxhorancën pak muaj para zgjedhjeve dhe se nuk është pak që Veliaj të bëhet pengesë për to.
Kemi një degradim të marrëdhënieve të Ramës me Veliajn dhe ajo çfarë ne dimë në prapaskenë ku drejtorët e bashkisë prej javës po sabotojnë punën e PS në terren duke mos shkuar në mbledhje 75 drejtorët.
Është e hershme kjo përplasje për drejtorët, sot ka dalë në paj me emërimet dhe çemërimet sepse kryebashkiaku është ndjerë i braktisur nga partia e tij, e para me tërheqjen e militantëve socialistë nga SPAK dhe rasti më i fundit ishte që Veliaj u ndje i braktisur sepse ishte përgjuar në qelinë e tij me dijeninë e strukturave të ministrisë së brendshme.
Pra ishin këto akte që e ka ndjerë veten të braktisur nga partia Veliaj duke vijuar me çemërimet dhe emërimet, por Rama njihet me këto lojërat e dekreteve, sot emërimet apo çemërimet e Veliajt do duhet një palë e tretë më e ftohtë si institucionet e drejtësisë që ta hetojnë apo sqarojnë këtë situatë.
Nga ana politike është diçka e rëndë, një çarje që e dëmton shumë maxhorancën dhe nuk është pak që kryetari i bashkisë në detyrë të bëhet pengesë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.



