Dita e nesërme nuk do jetë një e dielë si gjithë të tjerat, pasi kryeministri Edi Rama pritet të mabajë një mbledhje të jashtëzakonshme qeverie.
Kjo mbledhje e kabinetit rama vjen pas lajmeve të cilat u publikuan ditën e sotme se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shkarkuar nga detyra që ai mbante nga qershori i vitit 2013.
Mbledhje sipas informacioneve thuhets e do të zhvillohet nesër në orën 10 të mëngjesit dhe se çfarë do të ndodhë kjo pritet të mësohet e gjitha ditën e nesërme.
Mësohet se shkarkimi i Tahirit nuk është e vetmja lëvizje e Ramës, i cili mësohet se do të firmosë edhe të tjëra ndryshime në kabinetin që ai drejton.



