
Avokati Artan Simoni tha në studion e MCN Informacion se ka kategori të ndryshme njerëzish të cilët kërkojnë ndihmë juridike falas, duke nisur nga personat që përfshihen në aksidente rrugore, e deri tek gratë që kapen duke punuar në shtëpitë e barit.
Sipas Simonit ka një rritje të numrit të kërkesave dhe një prej arsyeve është ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve.
Një arsye tjetër pse është shtuar dhe volumi i kërkesave për ndihmë juridike falas është se njerëzit me kalimin e kohës kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe vetëdijesohen në lidhje me të drejtat që i takojnë.
Për këtë arsye shtohen këta persona që i kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë të ligjshme sepse rregullimi i situacioneve në mënyrë jo të drejtpërdrejta dhe në mënyrë joligjore nuk jep zgjidhje përfundimtare të problematikës.
Po ashtu Simoni tha se shpërblimet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe Dhomës Kombëtare për avokatët që japin ndihmë juridike falas është i ulët.
Shpërblimet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë janë shumë të ulëta.



