Teliti: Bashkia e Tiranës nuk ka nisur nga puna për rindërtimin e shtëpive

Teliti: Bashkia e Tiranës nuk ka nisur nga puna për rindërtimin e shtëpive

Drejtori i Partisë Demokratike për Çështjet Ekonomike, Dorjan Teliti ka publikuar një shkrim në të cilin i përball kryeministrit Rama banesat që janë rindërtuar nga tërmeti, duke thënë se nuk ka nisur puna në asnjë objekt.

Teliti shkruan se ER mund t’u shfaqë shqiptarëve vetëm VIDEO 3D, por jo FAKTE e se vetëm inceneratorët dhe PPP-të korruptive të mafias qeveritare marrin VËRTET para nga ER.

 ‘FAKT vs 3D. Me vetëm 29 banesa të rindërtuara, ER mund t’u shfaqë shqiptarëve vetëm VIDEO 3D, por jo FAKTE. Nga 3389 shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ka ndërtuar vetëm 29 prej tyre (më pak se 1%); Nga 77.5 milion euro të premtuara për ndërtimin e shkollave, 0 objekte të rindërtuara. Bashkia e Tiranës as nuk ka nisur nga puna në asnjë objekt. Nga 248.7 milion euro të premtuara për rindërtimin e banesave kolektive, 0 banesa kolektive të rindërtuara. Nga 78 milion euro të premtuara për rikonstruksionin e mjediseve të përbashkëta, 0 ndërtesa (pallate) të rikonstruktuara gjer më sot. Vetëm inceneratorët dhe PPP-të korruptive të mafias qeveritare marrin VËRTET para nga ER. Një qeveri që orvatet të mbulojë FAKTET me VIDEO 3D, është një qeveri që po vjedh.’- shkruan Teliti në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy