Vuçiç paralajmëron: Lajçak mund të jetë një i dërguar i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi

Vuçiç paralajmëron: Lajçak mund të jetë një i dërguar i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak pritet të emërohet i dërguari special i Bashkimit Evropian për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak do të jetë i dërguari special i Bashkimit Evropian për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhje të çështjes së Kosovës, ka bërë të ditur “Blic” nëpërmjet burimeve diplomatike në Berlin.

Lajçak në atë pozitë do të vjen me propozim nga kancelarja gjermane Angela Merkel e cila, sipas “Blic”, në këtë mënyrë përforcon angazhimin e saj në Ballkan.

“Tani është zyrtare se krerët e Serbisë dhe Kosovës janë njoftuar se Lajçak do t’i udhëheq bisedimet”, thuhet nga burimet e “Blic”. Mirëpo, e përditshmja serbe nuk ka marrë konfirmim për emërimin e Lajçakut nga kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai tha se nuk mund të konfirmojë dhe as mohojë informacionin se Ministri i Jashtëm Sllovake në largim Miroslav Lajçak do të ishte i dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet Beograd-Prishtinë, duke thënë se ai nuk do të përjashtonte mundësinë, por theksoi se personi me siguri do të ishte nën ndikimin e fuqishëm të Berlinit.

Lajçak megjithatë është zgjedhje e Berlinit e që nuk kundërshtohet as nga Rusia marrë parasysh se ka përfunduar Institutin shtetëror të Moskës për marrëdhënie ndërkombëtare, shkruan “Blic”.

Ai është njohës i mirë i Ballkanit dhe politikan me përvojë kurse tashmë ka kryer shumë funksione të rëndësishme në terren, ka qenë përfaqësues special i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë nga 2006 deri më 2009, punoi në Shërbimin Evropian për punë të jashtme, flet gjuhën që kuptohet nga rajoni dhe ka përvojën e nevojshme.

“Blic” shkruan se krerët e Serbisë nuk kanë shumë arsye të jenë të kënaqur me zgjidhjen e tij edhe pse Lajçak vjen nga një shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ai do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij që të arsyetojë besimin që i është dhënë me rekomandim nga Gjermania, andaj pritet të luftojë edhe më shumë për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy