
Ditën që njoftoi dorëheqjen si ambasadore e shteteve te bashkuara në OKB, Niki Halej ka menduar dhe dhuratën për Kosovën. Në një letër që daton pikërisht më 9 tetor, drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, Halej kërkon zyrtarisht largimin e misionit të UNMIK nga Republika e Kosovës.
“Për disa vite, misioni i OKB-së në Kosovë, ka dhënë një shembull të një misioni të suksesshëm që zgjidh konflikte komplekse. Suksesi i Kosovës i shprehur në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë duhet të jetë arsye për festë dhe simbol i arritjes së madhe nga Kombet e Bashkuara në përpjekjet për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë”.
Në atë letër Haley ka thënë se mbështet synimet e sekretarit të Përgjithshëm dhe të OKB-së, për ruajtjen e paqes në botë. Por Megjithatë, në letër Halej thotë se vazhdimi i misionit të UNMIK-ut në mënyrën siç është vetëm do të mbajë peng kohën dhe burimet e misionit të OKB-së. Me këtë argument, Haley kërkon që të ndërmarrin një strategji dhe të hartojnë një plan për largimin e UNMIK-ut nga Republika e Kosovës.
Pa shqyrtim të duhur të mandatit të misionit të UNMIK-ut, politikat e jashtme dhe palët me interes të dëmshëm do të vazhdojnë të mbajnë peng burimet e vlefshme të OKB-së”. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj nga Sekretari i Përgjithshëm që të ndikojë me autoritetin e tij dhe të inicoj krijimin e një rrugëdalje për UNMIK-un. Kur të ndërmerren këto hapa, kjo do t’ia lejojë Këshillit të Sigurimit që t’i qaset dhe vlerësoj rolin e misionit të OKB-së në Kosovë, siç edhe ndodh kur bëhet fjalë për misionet e tjera të paqes.
Sipas Halej, duke ndërmarrë këto hapa, do të ketë normalizim mes Serbisë dhe Kosovës dhe qëllimin e tyre të përbashkët, integrimin në BE. Gjithashtu, jam e bindur se strategjia e vlerësimit dhe daljes së UNMIK-ut do të ruajë integritetin e përpjekjeve tuaja të mëdha në zbatimin e reformave”, përfundon letrën Halej, teksa ka reaguar menjëherë Beogradi, i cili paralajmëron se do të veprojë në çdo mënyrë për të ndalur largimin e UNMIK.



