Haffington Post: Trafiku i drogës, elita politike e përfshirë

Haffington Post: Trafiku i drogës, elita politike e përfshirë

Luke Coffey

Drejtor i Qendrës për Politikën e Jashtme në “Heritage Foundation”

Shqipëria një vend i vogël në juglindje të Europës është shndërruar në epiqendrën e kontinetit sa i përket tregtisë së drogës, veçanërisht marijaunës. Por kjo nuk është asnjë surprizë. Me dalje të gjerë në detin Adriatik, ky vend i vogël i Ballkanit  prej kohësh  është shquar për tregtimin e mallrave të paligjshme,armëve dhe drogës në zemër të Europës.

 

Ky aktivitet ka rritur forcën e krimit të organizuar dhe problemet e korrupsionit me të cilat vendi përballet. Por ajo çka e bën të vecantë situatën në këtë vend janë akuzat: lidhjet që politika ka me krimin e organizuar. Partia Demokratike akuzon shpesh kryeministrin Rama se ka dështuar në luftën kundra lëndëve narkotike. E madje po kjo parti akuzon ministrin e brendshëm Tahiri se mbron personat e përfshirë në trafik.

E në fakt këto lidhje shtrojnë disa pyetje, cfarë e shtyn elitën e qeverisë shqiptare  që të përfshihet  në botën e krimit të organizuar ? Ndoshta përfitimet personale. Ndoshta ekziston një plan tjetër për të mbajtur pushtetin. Shqipëria vuan nga korrupsioni njësoj, në mos më shumë se pjesa tjetër e Ballkanit. Me miliona dollarë mund të blesh shumë gjyqtarë, gazetarë dhe prokurorë, por mund të të ndihmojnë edhe për një fitore në zgjedhjet e ardhshme.

 

Cilado qoftë arsyeja, diçka e dyshimtë po ndodh.  Pak kohë më parë në Shqipëri u kap një piltot Italian Andrea Guidi, i cili fillimisht tha se po fluturonte në Shqipëri për kohën e bukur. Por më vonë gazetari Artan Hoxha  i tha prokurorëve  se ai do të merrte një sasi të konsiderueshme droge.

Por në vend vijuan akuzat  sidomos nga ana e partisë demokratike se ishte ministri i brendshëm i cili pengoi hetimin. Por edhe më herët autoritetet greke akuzuan qeverinë shqiptare se po mbronte Klemend Balili një biznesmen shqiptar i dyshuar se trefikon drogë në Europën Perëndim. Edhe në këtë rast Partia Demokratike hodhi akuza mbi ministrin e Brendshëm. Qeveria nga ana tjetër se po lufton duke asgjesuar sasi të mësha lëndësh narkotike.

 

Vitin e shkuar u tha se u shkatërruan 99.2 përqind  dhe këtë vit u shkatërruan 1.7 milionë plantacione cka është tre herë më shumë se vitin e shkuar dhe kjo sipas gazetës matematikisht nuk shkon. E sa i përket raporteve ndërkombëtare Shqipëria renditet e 88 sa i përket indeksit të korrupsionit. Por vendi ka me se të krenohet, në 2008 u bën anëtare e Natos, në 2014 kandidate për t'iu bashkuar BE.

Por niveli i korrupsionit i cili rrjedh nga elita politike dhe roli i vendit në trafikun ndërkombëtar dhe tëd dyja realizohen me ndihmën e zyrtarëve të lartë dhe ky është parë si një shqetësim nga departamenti amerikan i shtetit. E në këtë mënyrë rrezikohet jo vetëm anëtarësia në BE por edhe të shihet si një vend destabilizues i rajonit.  

Marrë nga HP, titulli origjinal i artikullit; “Albania’s Deep-Rooted Drug Problem Touches All Of Europe”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy