
Donald Trump do të ripranohet në Twitter. Një lajm i tillë u bë i ditur nga Elon Musk, pronari i rrjetit social, pas një sondazhi që mblodhi mbi 15 milionë vota në harkun e një dite.
Rikthimi i Trump, i ndaluar nga Twitter pas sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kongresit, u votua me 52% pro, ndërsa 48% janë shprehur kundër ripranimit të ish-presidentit.
Njerëzit kanë folur. Trump do të rikthehet. Vox Populi, Vox Dei.
Kështu shkroi Musk në Twitter, duke konfirmuar rikthimin në rrjetin social të ish-Presidentit.
Megjithatë është e paqartë nëse Trump do të fillojë të përdorë përsëri Twitter, pasi ka krijuar platformën e tij të quajtur Truth Social.



