I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari turk

Një 48-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje në Turqi është arrestuar në Tiranë.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim 48-vjeçarin  Hasan Ozcanpër veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Njoftimi: I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Tiranë, dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy