Institucionet duket se po bëhen mburoja e noterëve të përfshirë në afera me tjetërsimin e pronave të qytetarëve.
Ndonëse thotë se ka kryer 22 inspektime në zyrat noteriale Ministria e Drejtësisë refuzon të tregojë emrat e noterëve që kanë abuzuar me ligjin duke u justifikuar me argumentin e "mbrojtjes së të dhënave personale.
Skandali thellohet edhe më tej pasi Prokuroria nuk përcjell asnjë rast nga ato që kallëzohen nga qytetarët, për t'i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme administrative.



