Tedi Minarolli, mjek ORL tha në studion e MCN Informacion se infeksionet ORL që shtohen në periudhën e vetës janë ato që vijnë nga plazhi.
Sipas Minarollit, një nga infeksionet më të përhapura në këtë periudhë është otiti ekstrën.
Infeksionet ORL që shtohen janë infeksionet që vijnë nga plazhi. Ka disa fëmijë të predispozuar dhe kontakti me ujin dhe vapën e shton më së shumti. Dua të theksoj infeksionet që marrin në plazh, ose pishina dhe një nga këto është otiti ekstern ose veshi i notarit, ndodhet tek personat që rrinë në ujë. Ndodh tek fëmijët që kanalin e veshit e kanë të më ngushtë se aty qëndron uji më shumë. Shoqërohet me dhimbje. Kjo nuk duhet ngatërruar me virozat se virozat kapin veshin e mesit dhe jo veshin e jashtëm.
Tapat e veshit duhet të përdoren me rekomandimin e specialistit. Kur ndodh otiti ekstern rekomandohet të mos ketë kontakt me uji.
Janë infeksione akute që kalojnë me një javë. Përdorimi afatgjatë pa u vizituar sjellë probleme si antibiotiko-rezistenca.



