Francë, kontraceptivët bëhen falas për vajzat deri në 25 vjeç

Francë, kontraceptivët bëhen falas për vajzat deri në 25 vjeç

Në Francë, vajzave deri në moshën 25 vjeç do t’u jepen falas kontraceptivët nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Masa e re që do t'i kushtojë shtetit 21 milionë euro (24.8 milion dollarë) në vit, tha të enjten ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Njoftimi për këtë masë të re vjen ndërsa qeveria e Presidentit Emmanuel Macron përgatitet për fushatën zgjedhore të vitit 2022.

"Ka një rënie të përdorimit të kontracepsionit midis disa grave të reja dhe kjo është kryesisht për arsye financiare", tha Veran për televizionin France 2.

"Është e padurueshme që gratë nuk mund të mbrohen, nuk mund të kenë akses në kontracepsion nëse duan ta bëjnë atë zgjedhje sepse është shumë e shtrenjtë," shtoi ai.

Deri tani, kufiri i moshës për të përfituar kontraceptivë falas në Francë ka qenë 18 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy