Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku shigjetoi SPAK, analisti Ilir Kalemaj, kujtoi se kur u thanë para disa javësh prej tij u dukën si gabim, por kësaj radhe e konfirmoi se po iu bën shantazh politik organeve të drejtësisë.
Për MCN Tv, Kalemaj deklaroi se Rama përdor gjuhë me dy standarde, kur i intereson e përshëndet SPAK dhe kur nuk të intereson, mohon në mënyrë nihiliste raportet e DASH.
Sipas tij, është shqetësues presioni mbi organet e drejtësisë.
Lidhur me komentin e një prej drejtuesve të LSI, Petrit Vasili, i cili la të kuptohet se ky është një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes pasi kambanat po bien për zotin Rama dhe kabinetin e tij, Kalemaj shtoi se kjo është njëra anë dhe ana tjetër, ajo që tha Kraja.
Kraja tha që në SPAK operojmë me padi, kambanat po bien për zotin Rama apo bashkëpunëtorët e afërt, Ahmetaj apo Engjëll Agaçi për çështjen e inceneratorëve. Mbetet për tu parë, pasi ka kohë që zinxhiri shkon lart.
Zoti Rama është përpjekur ti paraprijë ndonjë padie të mundshme për bashkëpunëtorët e tij të afërt, jo për vete. Në rastin më të mirë kjo është një lojë kungulleshkash, Rama i referohet për diversion kundërshtarëve të tij Berisha dhe Meta. Në rastin më të keq i jep sinjale SPAK se kë duhet të hetojë. Kjo tregon shumëçka për PS dhe zotin Rama. Tregon se gjithçka është lojë politike në Shqipëri.
Kujtojmë se amnistoi zotin Meta tërësisht duke e inkorporuar në qeveri. Protesta e 21 janarit u bë pikërisht për Metën, pastaj pas darkës me ngjala dhe peshk u bënë bashkë.
Sa i takon faktit që kreu i SPAK, Arben Kraja, është në fund të mandatit të tij dhe skepticizmit për punën e tij, analisti deklaroi se ai është akuzuar dhe kritikuar shpesh nga opozita, për shkak të së kaluarës si hetues i komunizmit, përfshi dhe çështjen e inceneratorëve, ku ende mendohet se janë vetëm peshqit e vegjël që kanë rënë në rrjetën e SPAK.
SPAK merret me Përmetin dhe një skuadër tjetër futbolli dhe jo me peshqit e mëdhenj që i ka aty. Kraja është kritikuar edhe pse ka pranuar festat e Erion Veliaj dhe ka marrë pjesë në mbrëmje gala. Aq më tepër kur bëhet fjalë për SPAK, që ka për detyrë të hetojë krimin në nivele të larta.
Për Asamblenë e PS, ai deklaroi se Damian Gjiknuri, përsëriti faktin se ne nuk duhet të flemë gjumë mbi dafina dhe se fakti që jemi në mandatin e tretë qeverisës “na ka bërë paksa dembelë”, duke nënvizuar se ata kërkojnë të ndezin motorët elektoralë.
E tha dhe zoti Rama që ne nuk kemi pasur kundërshtarët përballë, aq më tepër pas një konsumi 10 vjeçar për vitin që vjen, kur mendohen të bëhen zgjedhjet lokale. Po mundohet të ndezin motorët elektoralë.
PS është një kafshë elektorale, por kjo nuk mjafton pasi vendi ndodhet përballë një varfërie të tejskajshme, ku mbi 92 mijë është numri i të punësuarve në pushtetin lokal. Këta janë të punësuar politikë.
Rama tha se duhet të jemi parti e elektoratit dhe jo e të punësuarve në shtet. Ka arritur një pikë ngopje në elektoratin socialist. Përtej gjithë propagandës, mendoj se zoti Rama dhe lidershipi i PS janë të përgatitur për një sfidë elektorale, pavarësisht si do jetë kundërshtari, i copëtuar apo jo. PS është e destinuar të ripërtërihet.



