Skandali tek Onkologjiku, prokuroria i bën thirrje qytetarëve që të japin dëshmitë e tyre/ Gashi ikën me vrap nga dera e pasme e gjykatës (VIDEO)

Skandali tek Onkologjiku, prokuroria i bën thirrje qytetarëve që të japin dëshmitë e tyre/ Gashi ikën me vrap nga dera e pasme e gjykatës (VIDEO)

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 8 personat e përfshirë në skandalin tek Spitali Onkologjik.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live tha se administrata e gjykatës ka favorizuar mjekun Edmon Gashi dhe e ka lënë atë të largohet nga ana e pasme në mënyrë që të shmangte median.

Sipas Rustës, deklarata e Alketa Peres se do duhet të hetohen spitalet private dhe se kush ka urdhëruar të merren pacientët nga publiku është me rëndësi.

Alketa Pere ka thënë se nuk është ajo personi që ka abuzuar por do duhet të hetohet një tjetër skemë dhe do duhet të hetohen spitalet private dhe kush ka urdhëruar të merren pacientët nga publiku, për t’i çuar në privat.

Florian Marku ka deklaruar se nuk ka asnjë njohje me personat që përmenden aty.

Edmond Gashi, i konsideruar si kreu i kësaj skeme, mjeku i Onkologjikut dhe pronari i klinikës Megis.

Në fund të seancës, administrata e gjykatës duke shkelur çdo rregull ka favorizuar Edmond Gashit për të shmangur median.

Ikën për t’iu shmangur filmimeve dhe pamjeve, por nuk kanë munguar akuzat e qytetarëve duke iu drejtuar me fjalët “O hajdut”.

Prokuroria është e fokusuar tej hetimi pasuror dhe veprimet konkrete për të kaluar në sekuestro nëse do të ketë shkelje ligjore.

Pere ka thënë që duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë deformuar sistemin,a ta që kanë favorizuar spitalet private.

“Nuk kam qenë unë", ka thënë Pere. "Nuk jam ankuar unë", por dha një emër të tjetër të personit që ishte ankuar në repartin e Onkologjikut. "Janë tre persona me emrin Alketa".

Prokuroria e Tiranës ka bërë thirrje për çdo qytetar që është prekur nga skema të paraqitet të japin dëshminë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy