Plagosi hajdutin gjatë vjedhjes, dënohet më shumë se ai

Plagosi hajdutin gjatë vjedhjes, dënohet më shumë se ai

Dy vitet e fundit, në Itali është hapur debati për vjedhjet në banesa dhe reagimin e të zotëve të shtëpisë. Opinioni ka “zier” shpesh në lidhje me ngjarje të ngjashme me atë të një shqiptari, që dy vite më parë u vra me armë zjarri nga i zoti i shtëpisë ku ishte futur të vidhte.

I ngjashëm është rasti i një 40-vjeçari në Breshia, i cili është dënuar me dy vjet e 8 muaj pasi ka plagosur hajdutin e një bankomati para shtëpisë së tij.

I zgjuar nga një shpërthim i fortë në mes të natë së 29 janarit 2026, Giuseppe Chiarini ka parë nga dritarja se bankomati ishte hedhur në erë.

Ai ka qëlluar me armë duke plagosur 20-vjeçarin rumun Cristian Filimon, i cili e kishte kapur kasafortën e bankomatit dhe po e hipte në një furgon së bashku me disa të tjerë.

Tashmë, Chiarini duhet të vuajë 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa hajduti katër muaj më pak se ai.

Grupi i të rinjve rumunë rezultoi se kishin kryer një sërë vjedhjesh në Bresha, Mantova dhe Verona.  

Nga përgjimet e telefonatave mes tyre, të bën përshtypje një fjali: “Italia dikur ishte e mirë, tani mbeten vetëm banokmatet. Gjërat e tjera këtu nuk ecin”.

“Fatkeqësisht kjo është Italia. Unë mund të detyrohem duhet të dëmshpërblej hajdutin, sepse nëse do të thotë se nuk mund të punojë për shkak të plagosjes, do të më duhet ta mbaj për gjithë jetën”, komenton me ironi Chiarini. / Repubblica /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy