Me kërkesën për t’u dëmshpërblyer me vlerën e tregut, banorët e Bërxullës protestuan sot kundër ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që më parë t’u japë paratë për tokën dhe për shtëpitë që do shemben e më pas të nisë punimet.



