"U kam propozuar drejtuesve të G7 për të krijuar një kufizim të përkohshëm për të gjitha udhëtimet jo thelbësore në BE. Kufizimi të parashikohet për 30 ditë, dhe të zgjatet nëse është e nevojshme”, ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tëitter.
Masa e parashikuar nga “Financial Times” dhe e konfirmuar në ANSA nga burime diplomatike të BE-së, është në zhvillim e sipër dhe pritet të shpallet së shpejti, për t’u vlerësuar në vijim nga drejtuesit e BE-së në videokonferencën e nesërme. Vendet jo-Shengen të BE-së dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të ftohen të zbatojnë masën.
"Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar janë qytetarë të BE-së dhe për këtë arsye nuk do të ketë kufizime për ata që të udhëtojnë në kontinent", tha von der Leyen, në një konferencë për shtyp pas videokonferencës me drejtuesit e G7. Mbretëria e Bashkuar është në fazën e tranzicionit pas Brexit-it, deri më 31 dhjetor 2020.



