Lukashenko bisedime me kreun e Wagner/ Prigozhin kthen mbrapsht trupat: Shmangim gjakderdhjen!

Lukashenko bisedime me kreun e Wagner/ Prigozhin kthen mbrapsht trupat: Shmangim gjakderdhjen!

Yevgeny Prigozhin, shefi i grupimit mercenar Wagner, ka vendosur të kthejë mbrapsht trupat e tija dhe të mos avancojë drejt Moskës, pasi ka marrë sinjale se “do të ketë gjakderdhje masive” në të kundërtën, raporton BBC. Këtë, ia ka thënë Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili sipas agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse, ka zhvilluar bisedime me Prigozhin gjatë gjithë ditës. Shërbimi i shtypit i Lukashenkos raporton se negociatat u zhvilluan me marrëveshjen e Vladimir Putin. “Prigozhin ka rënë dakord të ndalojë marshimin drejt Moskës dhe të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të de-përshkallëzuar situatën”, thuhet në deklaratë. Si pjesë e marrëveshjes, luftëtarët e Wagner marrin garanci sigurie. Çfarë tjetër iu ofrua Prigozhin dhe mercenarëve nuk është e qartë. Një raportim i agjencisë ruse të lajmeve TASS ka ardhur po ashtu, ku shpjegohet se Wagner do të kthehen në bazën e tyre, pasi kështu janë urdhëruar. Në 24 orët e fundit të tensionit, gjithçka ngjante si një grusht i mirëfilltë shteti, por sa duket nuk ka qenë i tillë! Vetë Prigozhin e ka njoftuar kthimin, përmes një videoje në platformën Telegram. Ai tha se ishte afruar rreth 200 kilometra në afërsi të Moskës, për të bërë të mundur mbijetesën dhe mos-shkatërrimin e grupimit të tij paramilitar Wagner. Ai ka pranuar se do të ketë negociata, për të shmangur gjakderdhjen mes rusëve. Por, termat e këtyre negociatave, ende nuk dihen. Zyra e shtypit e Lukashenkos ndërkaq ka bërë me dije se bisedimet kanë qenë të vështira dhe kanë zgjatur gjatë gjithë ditës. Ai po ashtu ka kontaktuar vazhdimisht me homologun e tij, Vladimir Putin, për të parë kushtet në të cilat Rusia ndodhet. Ujdia ishte ajo e ndalimit të menjëhershëm të marshimit të Wagner, kthimit të tyre në bazë dhe vendosja në gatishmëri e disa opsioneve shumë avantazhuese për grupimin paramilitar. Hapa të tjerë për të çtensionuar situatën do të ketë në vijim dhe do të bëhen të ditura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy