Mashtrimi miliona dollarësh i këshilltarit të Credit Suisse, bien në grackë ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe një oligark rus

Mashtrimi miliona dollarësh i këshilltarit të Credit Suisse, bien në grackë ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe një oligark rus

Një ish-këshilltar për klientët i bankës Credit Suisse është dënuar me 5 vjet burg për mashtrim. Patrice Lescaudron u dënua nga Gjykata e Gjenevës për abuzim me besimin e klientëve dhe krijimin e një skeme që i mundësoi atij të përfitojë 32 milionë franga. Lescaudron u paraqit në gjykatë me një pulovër ku shkruhej “Ferrari”, emri i makinës sportive që ai mendohet se ka blerë me paratë e përfituara. Gjykatësja Alexandra Banna tha se ish-bankieri është fajtor për mashtrimin e ish-klientëve të bankës, mes të cilëve edhe ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Bizdina Ivanishvili dhe oligarku rus, Vitaly Malkin. Ajo tha se këshilltari i ka shkaktuar bankës një dëm prej 143 milionë  franga dhe ka përfituar për vete mbi 30 milionë franga.

Këshilltari i ka mashtruar klientët dhe bankën njëkohësisht përmes një skeme të zgjuar. Ai ka kopjuar firmat në dokumente duke falsifikuar urdhra transferimi për shuma parash.

Avokatët e ish-kryeministrit gjeorgjian thanë se ky mashtrim i ka kushtuar atij qindra miliona dollarë. Këshilltari i Credit Suiss, me bazë në Zyrih, ia ka dalë të shkelë njëkohësisht rregulloren e bankës dhe ligjin zviceran, pa u diktuar nga kolegët.   

Drejtuesit e bankës thonë se dy vjet hetime nuk arritën të gjejnë asnjë indicie që të lë të dyshosh për bashkëpunim të mundshëm të këshilltarit me ndonjë punonjës tjetër të bankës. Por avokatët e ish-kryeministrit gjeorgjian ngulin këmbë në të kundërtën. Ata thonë se Lescaudron nuk ishte “një ujk i vetmuar”, pasi sipas tyre menaxherë të bankës kishin dijeni për veprimet e tij, por nuk morën masa. Ndërkohë, gjykata pranoi kërkesën e akuzës, duke e dënuar Lescaudron me 5 vjet burg.

Luks me paratë e të tjerëve

Lescaudron ka arritur të përfitojë 32 milionë franga, përfshirë këtu shtëpi në Zvicër, një resort në Porto Cervo të Italisë  dhe vepra arti që mbajnë autorësinë e Pikasos. Mes aseteve që dyshohet se janë blerë me paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme është edhe një makinë sportive “Ferrari” si edhe plot bizhuteri të shtrenjta.

Gjykata vendosi që ai duhet të kthejë mbrapsht një shumë prej 130 milionë dollarë. Edhe prona në brigjet e Italisë iu sekuestrua, por shtëpia në Arzier, Zvicër, iu la familjes së tij.

Lescaudron i ka kaluar 2 vite të dënimit në paraburgim, ku autoritetet thonë se sjellja e tij ka qenë e shkëlqyer. Avokatët e tij shpresojnë se kjo do ta ndihmojë në zbutjen e dënimit dhe ai do të rikthehet i lirë në vitin 2019. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy