
Është lënë në burg drejtuesi i automjetit Nikolla Radaci, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos rëndë një tjetër. Ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike gjatë seancës gjyqësore, ndërsa ndaj tij rëndojnë tre akuza të ngritura nga prokuroria.



