Shkarkimi i Manjanit, Luan Rama: Mazhoranca gjendej përballë dy rrugëve, o largohej Rama o ministri

Shkarkimi i Manjanit, Luan Rama: Mazhoranca gjendej përballë dy rrugëve, o largohej Rama o ministri

Tensionet brenda maxhorancës sa vijnë edhe shtohen. Pas deklaratave të deputetëve dhe ministrave të LSI në drejtim të atyre të PS, e fundit ishte shkarkimi nga posti i ministrit të Drejtësis i Ylli Manjanit.

Për kreu i ri të grupit Parlamentar të LSI­-së, Luan Rama dhe numrit dy të LSI-së, mes Manjanit dhe Ramës ka pasur një konflikt.

Në një konferencë për mediat nga selia e Kuvendit ku ka folur për shkarkimin e ministrit Manjani, Luan Rama tha se mes të dyve ka patur një konflikt dhe se mazhoranca gjendej përballë dy rrugëve.

Sipas tij njëra të çonte në shkarkimin e kryeministrit dhe tjetra të ministrit. “Konflikti kishte agravuar deri në atë pikë sa kishim vetëm dy rrugë. O largohej kryeministri, ose largohej ministri. Por tani e rëndësishme është që të vijojë qeverisja”, ka thënë Luan Rama. 

I pyetur në lidhje me akuzat e Manjanit në drejtim të qeverisë, Rama theksoi se asnjë prej tyre nuk ka lidhje me shkarkimin nga detyra të ministrit.

"Nuk kanë lidhje fare kritikat, ajo është forcë zhvilllimi. Duhet të gjejmë atë ç'ka është e përbashkët për funksion të mirëqeverisjes", deklaroi Rama.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy