
Sindikata e pedagogëve ka njoftuar vijimin e protestës gjatë ditës së nesërme që shënon dhe nisjen e vitit të ri akademik në të gjitha universitetet e vendit.
Për protestën e tyre por edhe për kërkesat e Unionit të Këshillave studentor, Qemal Çejku, ekspert i arsimit tha në studion e lajmeve në MCN tv, se krahas të drejtës që kanë pedagogët në kërkesat e tyre, e gjitha kjo ka prapa faktin se vet Ligji në Arsimin e Lartë nuk është në nivelin e duhur, që sjell një sërë problematikash.
Ne sot në vendëse të urojmë për nismën e viti të ri akademik, jemi në situatën e vështirë në të cilën jemi sot, prandaj protesta e pedagogëve është mëse e ligjshme. Nëse ne nuk rregullojmë nivelet e pagave të pedagogëve që kanë shifra katastrofike të ulta, për pedagogët që do të edukojnë një brez të ri, atëherë çfarë duhet thëne se si do të motivohen për nisjen e viti të ri akademik, e ardhur nga një sistem para universitar me problematika të jashtëzakonshme.
Pedagogët janë në grevë normal, kur ne kishim për diskutim ligjin për arsimin e lartë këmbëngulëm me te madhe që ky është një ligj, jo i mirë për arsimin, sot kur ligji është shumë i mirë thotë qeveria, te çoj rrogat kur universitet kanë një autonomi të vetën që ngrejnë apo se ngrejnë rrogën është problematikë e tyre.
Pra sa herë që bëhet një problematikë në pjesët akademike të universitetit gjithmonë qeveria futtë në mes. Nëse do të ishte një ligj i sistemit perfekt, ose afër perfektës, nuk do të kishim nevojë të futet në mes.



