Në Kosovë, masat kundër përhapjes së Covid-19 po monitorohen me rigorozitet. Rreth 1000 qytetarë janë gjobitur nga policia pasi janë kapur në shkelje të tyre.
Në raportimin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se të hënën janë vënë 938 gjoba për personat që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID-19.
Autoritetet i frikësohen një mbylljeje të dytë për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri total i rasteve aktive me Covid-19 ka arritur në 8 mijë.
Nga virusi deri tani kanë humbur jetën 768 pacientë.



