
Një sasi me lëndë plasëse është vendosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në derën e një agjencie funerale në Shkodër.
Shpërthimi sipas policisë vendore u dëgjua rreth orës 03:20, kurse agjencia është në pronësi të Flora Firza, e cila gjithashtu po merret në pyetje për dyshimet që ka.
Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Rreth orës 03:20, në lagjen "Skenderbeg", në derën e një agjencie funerale në pronësi të shtetases F. F., (Flora Firza) është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



