Devoll, gjenden dy çanta me drogë në afërsi të kufirit

Devoll, gjenden dy çanta me drogë në afërsi të kufirit

Një sasi prej 34 kg lëndë narkotike është sekuestruar në Korçë në kufi pranë fshatit Tren. Lënda e ishte paketuar në 32 pako dhe vendosur në dy çanta sportive. Ndërkohë, transportuesit ia kanë dalë të arratisen.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron, në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Dje, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vendin e quajtur “Vëntroku”, janë konstatuar dhe sekuestruar 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 283 i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy