Biden përparon drejt 270-s që i jep fitoren, Trump nis kontestimin

Biden përparon drejt 270-s që i jep fitoren, Trump nis kontestimin

SHBA është ende larg shpalljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale. Gara kokë më kokë e dy kandidatëve vijon, edhe pse është numëruar pjesa më e madhe e votave. Për të ditur fituesin duhet të pritet numërimi përfundimtar i votave me postë dhe rezultati në shtetet, ku demokratët dhe republikanët janë ende në ekuilibër. 

Presidenti në dorën e "të lëkundurve"

Ndërsa numërimi vijon, në gjashtë shtetet e ashtuquajtura të lëkundura: Biden kryeson në Arizona, Miçigan dhe Nevada, Trump kryeson në Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia. Biden pritet të fitojë Uiskonsinin dhe 10 votat e tij.

Trump ka kundërshtuar zyrtarisht numërimin e votave në Pensilvani. Po ashtu, pezullimi i procesit është kërkuar nga fushata e Trumpti edhe në në Miçigan, raporton Detroit Free Press. Procesi gjyqësor vjen ndërsa Biden kryeson në këtë shtet me pak më shumë se 70 000 vota (1.3 pikë përqindje), me 99% të votave të mbledhura. Fushata Trump ka kërkuar edhe rinumërimin e Uiskonsinit. Trump ka parashikuar një "fitore të madhe", duke pretenduar - pa prova - se demokratët po përpiqen të "vjedhin" zgjedhjet.

Biden ka bërë thirrje për durim, duke thënë se ai është "në rrugën e duhur" për të fituar garën në Shtëpinë e Bardhë. Këto zgjedhje shënuan pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në më shumë se një shekull, me më shumë se 100 milionë vota të hedhura para ditës së zgjedhjeve. Biden aktualisht ka 248 vota elektorale, ndërsa Trump ka 214 të tilla. Duhen 270 vota elektorale për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.  

Fluturojnë bursat 

Ndërkohë, bursat janë në ditën më të mirë, pavarësisht rezultatit të paqartë të votës amerikane. Dow Jones ka të dhënat më të mira në një ditë postzgjedhore në 120 vjet. S&P 500 dhe Nasdaq, nga ana tjetër, po garojnë për të arritur fitimim më të madh histori në një ditë postelektorale.

Biden: Nuk do të deklaroj fitoren, por kur e gjitha të mbarojë do të jemi ne fituesit

Kandidati për president Joe Biden tha se këto zgjedhje janë historike për Amerikën, pasi si asnjëherë më parë, 150 milionë njerëz shprehën vullnetin e tyre. Biden e bëri këtë deklaratë pak minuta më parë gjatë një fjalimi në Wilmington, Delaware.

"Më shumë amerikanë votuan këto zgjedhje se kurrë më parë në historinë amerikane. Mbi 150 milionë njerëz hodhën votat e tyre. Unë mendoj se kjo është thjesht e jashtëzakonshme”, tha Biden duke theksuar se kjo tregoi edhe njëherë se demokracia është zemra e Amerikës.

Edhe pse matematikisht ka numrin më të madh të votave, ndërsa numërimi vijon, Biden u tregua i kujdesshëm duke mos e shpallur veten fitues, por duke theksuar se fitorja do të vijë në fund të procesit të numërimit.

Pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se ne po fitojmë mjaft shtete për të arritur 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Por unë jam këtu për të raportuar se kur numërimi të ketë mbaruar, ne besojmë se do të jemi fituesit", tha ai.

Biden po shkon drejt 270 votave elektorale që e shpallin president të SHBA-ve​

Numërimet e fundit të votave në Amerikë po tregojnë se Biden ka gjasa të mira të fitojë zgjedhjet kundër Donald Trump.

Biden, i Partisë Republikane, deri më tani ka shkuar në 248 vota eloktorale kundrejt 218 të Trump. Biden gjithashtu vijon të jetë para edhe në votimet popullore, pasi udhëheq me 50.2%, ndërsa presidenti në fuqi ka 48.1%.

Biden mposht Trump deri më tani në rang votash popullore

Referuar ‘Reuters’ Joe Biden është duke udhëhequr me 2.5 milionë vota më shumë se Trum në rang votash në të gjithë Amerikën. Teksa pritet rezultati në disa shtete kryesore vihet re një epërsi me 2% e kandidatit demokrat, që deri më tani ka marrë 50% të votave, kundrejt 48% të Trump.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se Biden po shkon i sigurtë drejt fitores, pasi në vitin 2016 Hillary Clinton fitoi në këtë drejtim me 3% më shumë, por Trump në fund u zgjodh president.

Trump: Po gjenden vota për Biden gjithandej

“Ata po gjejnë vota për Biden në të gjithë Pensilvaninë, Wisconsin dhe Michigan. Kjo është e keqe për vendin!". Kështu shprehet në Tuiter Donald Trump, duke forcuar deklaratën e mëparshme për mundësinë e një manipulimi të votave.

Si ka ndryshuar elektorati i Trump-it në krahasim me 4 vjet më parë

Vota në favor të Trump ka ndryshuar sipas kategorive në krahasim me zgjedhjet e 2016-s, që i dhanë atij mandatin katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Mbështetja nga gratë, të bardha apo me ngjyrë është në rritje, ndërsa burrave të bardhë është në rënie. Kjo është “fotoja” e elektoratit të Trump në krahasim me votimin e vitit 2016, sipas Edison Exit Poll.

Ndërkohë, në SHBA vijon procesi i numërimit. Biden është në avantazh të lehtë, megjithatë ai ka bërë thirrje të pritet me durim numërimi i votave.

Gara Trump-Biden, kombinimet që i duhen secilit për të fituar

Një numër i vogël i 'shteteve të betejës' do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA: Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia. Të dy kandidatët për të fituar kanë kombinime të ndryshme.

Biden, i cili tashmë ka fituar Arizonën dhe aktualisht kryeson me numrin e votuesve të mëdhenj, së pari duhet të sigurojë fitoren në Nevada, ku është 2.5 pikë përpara me 80% të votave të numëruara. Në atë pikë mund të arrijë kuotën “magjike” të 270 zgjedhësve me Pensilvaninë, ku mund të shpresojë akoma për votimin me postë dhe cilindo nga shtetet e tjera. Ose ai mund të fitonte edhe pa Pensilvaninë, por duke marrë Miçiganin dhe Uiskonsinin ku është në disavatazh, por ku përsëri mund të rimëkëmbet falë votimit postar. Nëse Biden nuk arrin të luftojë Uiskonsinin, atëherë ai duhet të fitojë në Xhorxhia ose Karolinën e Veriut, ku diferenca e disavantazhit duket më e rikuperueshme, veçanërisht në shtetin e dytë, përsëri falë 'votimit me postë'.

Trump, i cili aktualisht ka më pak votues të mëdhenj, përveçse të marrë Alaskën, i duhen të paktën katër nga pesë shtetet e mbetura pezull, për të mbajtur drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Prandaj, ai duhet të sigurojë katër shtete midis Pensilvanisë, Uiskonsinit, Miçiganin, Karolinës së Veriut dhe Xhorxhias. Sipas projeksioneve aktuale, ky duket një mision jo i pamundur, për momentin, duke pasur parasysh që presidenti është përpara në pothuajse të gjitha këto shtete të luhatshme. Me një parakalim të minutës së fundit të Biden në Uiskonsin.

Një skenar si ai i 2016-s? Biden ka shumicën e votave, por mund të humbasë

Biden mund të marrë më shumë vota, megjithatë kjo nuk i garanton fitore. Nëse ndodh kjo, do të ishte një përsëritje e asaj që ndodhi në zgjedhjet paraardhëse, në 2016-n, kur Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht se Hillari Klinton kishte 3 milionë vota më shumë.

Ndërsa pritet të numërohet vota e disa shteteve, Joe Biden tashmë ka siguruar numrin më të lartë të votave në historinë e zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Sipas Associated Press, Biden ka një numër të përgjithshëm prej 69 629 972, duke tejkaluar 69 498 516 vota që mori Barak Obama në 2008. Kjo rritje mendohet se ka ardhur pjesërisht për shkak të pjesëmarrjes më të lartë të votuesve në zgjedhje.

Gara për Shtëpinë e Bardhë, megjithatë, mbetet shumë në ekuilibër, me disa shtete kyçe që nuk e kanë mbyllur ende numërimin dhe Trump, i cili e ndjek Biden me më pak vota dhe me pretendimin se ka fituar dhe do të shkojë në gjykatë nëse nuk deklarohet fitues.

Kjo ndodh sepse Kolegji Elektoral në SHBA cakton një numër të caktuar të ‘votave’ për shtet, në vend që të ketë një garë të drejtpërdrejtë ku fiton ai që merr më shumë vota.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy