Homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja/ Pula: Lamtumira e fundit nga personalitete të drejtësisë dhe politikës (VIDEO)

Homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja/ Pula: Lamtumira e fundit nga personalitete të drejtësisë dhe politikës (VIDEO)

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës, brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Siç raporton gazetari Besmir Pula për “MCN Live”, që prej orës 09:00 personalitete të shumtë nga drejtësia, politika dhe institucionet e larta të shtetit kanë mbërritur për të nderuar figurën e gjyqtarit të ndjerë.

Mes të pranishmëve janë kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Aldo Ramallari, presidenti Bajram Begaj, kreu i SPAK Altin Dumani, si dhe përfaqësues të lartë të sistemit gjyqësor dhe prokurorisë. Gjithashtu, kolegë, miq dhe familjarë i japin sot lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja, me nderimet që i takojnë figurës së tij.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore në Tiranë, trupi i Astrit Kalasë do të dërgohet në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Aty, në orët 14:00–16:00 do të zhvillohen homazhet e fundit përpara se ai të përcillet për në banesën e përjetshme.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja është cilësuar si një ngjarje tronditëse, që ka truar jo vetëm sistemin e drejtësisë, por gjithë opinionin publik.

 Një akt kriminal i kryer brenda një salle gjyqi, i cili ka nxjerrë në pah mangësitë e rënda të sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes së institucioneve të drejtësisë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy